Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” vazhdoi me dëgjimin e dëshmitarit të punësuar në Spacionin policor Resnjë në pranim dhe dorëzim të letërnjoftimeve dhe pasaportave.

Dëshmitari Diturim Sulejmani, duke e sqaruar procedurën për marrje dhe dhënie të letërnjoftimeve, tha se procedura qoftë kur është vërejtur apo jo, është varur nga j’u   si t’i tregoni.

“Erdhi njëherë shefja Liljana Kotiq dhe më tha se  është lajmëruar kryeshefja Nadica në telefon dhe se ka thënë që të gjitha kërkesat për letërnjoftime që do të vijnë pa dallim  nëse janë të kompletuara ose jo  të pranohen. Unë reagova, pastaj më thanë që  ajo nuk është puna jote. Ashtu thanë nga lartë”, tha dëshmitari Sulejmani.

Të gjithë këto persona ishin fotografuar, sqaroi dëshmitari, duke theksuar se ka pasur raste ku 50-60 persona kanë pasur marrëveshje për adresë të njëjtë.

“Kur reagova se nuk ka kushte për jetesë të aq shumë njerëzve  në një vend, menjëherë mu lajmëruan dhe më tha që nuk është puna ime nëse kanë kushte për jetesë apo jo, dhe se  puna ime është t’i pranoj  kërkesat”, deklaroi dëshmitari Sulejmani.

Në vitin 2012 kishte lista, tha dëshmitari, me persona të nënshkruar  nga kryetari i komunës Edmond Temelkov,  që ishin dorëzuar në MPB,  prej ku ishin lëshuar te shefja jonë  dhe pastaj m’i jepnin për procesim.

“Kishte edhe stacion mobil, i destinuar për fotografim të invalidëve dhe personave të palëvizshëm,  ndërsa është shfrytëzuar edhe për punë tjera, që është kundërligjore”, tha dëshmitari Sulejmani.

Në pyetjen e të akuzuarit Ilija Dimovski, nëse personat  për të cilët flet  para se ta fillojnë procedurën për letërnjoftim kanë poseduar shtetësi, dëshmitari tha po.

I pyetur nëse kërkesat  ishin tërësisht të kompletuara nga kompetentët, dëshmitari u përgjigj,  pritëm të kompletohen por para kohe i fotografuam.

Në lidhje me atë që stacionet mobile sipas ligjit kanë mundur të shfrytëzohen  për fotografim  në vendet e huaja për personat me pasaportë të Maqedonisë, dëshmitari tha po, megjithatë personat  nëse ishin në Shqipëri kanë mundur të fotografohen atje, por këtu jo.

Lënda ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq Osman Shabani, ndërsa  përfaqësues i  aktakuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, më “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska,Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkëpjesëmarrje kriminele, shkeljen e të drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfetit gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.

Rastin e hapi PSP, që më pas ta ndërmarrë Prokuroria Publike shtetërore, ndërsa rasti sërish i është dhënë prokurores publike Lile Stefanova.