Në stadiumin e stërmbushur “Air Albania” takimi u përmbyll me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net.

Tirana ishte ajo që kaloi së pari në epërsi në minutën shtatë përmes Bathas, por kjo epërsi nuk zgjati shumë pasi Partizani arriti të barazojë shifrat përmes Bardhit pas katër minutave.

E për golin e fitores për Tiranën u përkujdes Cobbinah, duke shënuar në minutën e 90.

E në prag të fillimit të këtij takimi, në shenjë solidarizimi për viktimat e prekura nga tërmeti, tifozët e pranishëm ishin dëshmitarë të një marshimi të ushtrisë, efektivëve të policisë, e forcave të emergjencës civile, raporton TCH.

Që të gjithë këto struktura u bënë bashkë dhe marshuan, në ambientet e fushës në nderim të viktimave dhe personave të prekur nga tërmeti

Partizani ka vendosur që gjysmat e të ardhurave të siguruara nga shitja e biletave për këtë ndeshje, të shkojnë në drejtim të personave të prekur nga tërmeti. Dhe futbolli po mundohet të kontribuojë në këto ditë të vështira që po kalojnë Shqiptarët.

Më poshtë mund të shikoni foto nga marshimi i forcave të ushtrisë të siguruara nga TCH.

Përkundër humbjes Partizani është lider me 25 pikë, derisa Tirana në vendin e pestë ka 22 pikë.