Alternativa sonte ka themeluar Forumin Rinor të degës së saj në Gostivar.
Për kryetar të Forumit Rinor të degës së Alternativës në Gostivar është zgjedhur Amir Bilalli nga fshati Çegran.

“Në mënyrë solemne dhe para kuvendarëve të Gostivarit, u themelua Forumi Rinor i degës Gostivar. Urime Amir Bilalli! Të priftë e mbara në detyrën e re. Rinia e Gostivarit me AlternAtivA-n”, thuhet në njoftim.Në themelimin e Forumit Rinor të Alternativës në Gostivar të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë të lartë partika, ndër to edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Skender Rexhepi Zejdi.

Ndryshe, Amir Bilalli është i biri ish politikanit Mersel Bilalli.