Ditëve është duke u thelluar përçarja brenda ASH-së së Ziadin Selës, pas arritjes së koalicionit me Alternativën e Gashit.
Pas paknaqësive në degën e Tetovë, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre pritet të largohen, që sipas tyre për arsye të mos përfilljes nga ana e kryetarit Ziadin Sela. Kësaj nisme brenda ASH-së, mbrëmë i është bashkangjitur edhe nëndega e Lubotenit, që sipas tyre ata do të bëjnë koalicion joformal me Besën

Siç mësohet eksluzivisht, nëndega e ASH-së në Shkup-Veri dega e Butelit, pritet t’i bashkohet Lëvizjes BESA, kështu duke thelluar edhe më shumë përçarjen brenda këtij subjekti politik. Gjithashtu, marrim vesht se edhe disa nëndegë të Çairit, Butelit si dhe Kumanovës të shkëputen nga ASH-ja e Selës.
Përndryshe ditë më pare u njoftua se shumica e strukturave të ASH-së në Tetovë janë dakorduar për mbështetur kryetarin e degës Altrim Mamuti në iniciativën e reformimit brenda ASH-së.