Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një konferencë për media ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin, kryeministër të Kosovës.

“Pas letrave që i kam dërguar LDK-së, sot kam marrë një letër nga Isa Mustafa i cili konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotërues për qeverinë e re duke siguruar votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Thaçi.

“Në demorkaci ndodhin dallime, dallimet politike në mes nesh janë një veçori për një demokraci të pjekur. Këto dallime nuk duhet të shihen si justifikim për cenimin apo dëmtimin e Kosovës”.

Kosova po përballet me COVID19, e cila na ka bërë të gjithve bashkë.

Shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë, policët, mjekët, infermierët, FSK, e gjithë ata që janë përkujdesur në shërbim të qytetarëve”

Në këtë kohë, mocioni i mosbesimit ndodhi me 2/3 e deputetëve.

Në bazë të mandatit kushtetues, do të përpiqem që të veproj kundrejt  situatës.

Veprimi i mocionit ka qenë legjitim dhe me përputhshmëri me rendin kushtetues”, ka thënë Thaçi