Të paktën tetë protestues u vranë sot, ndërsa më shumë se 120 janë lënduar, kur forcat irakiane të sigurisë kanë hapur zjarr që t’i shpërndajnë protestuesit në disa vende në shtet, kumtuan burime të policisë dhe shërbimet shëndetësore.

Në portin kryesor irakian në Gjirin Persik, Uk Kalr, në afërsi të qytetit të pasur me naftë Basra, forcat e sigurisë kanë vrarë të paktën pesë, ndërsa kanë lënduar më shumë se 70 protestues.

Gjatë protestave të sotme nuk ka pasur bllokim të aktiviteteve në port, njoftuan mediat britnaike.

Të paktën tre protestues janë vrarë, ndërsa më shumë se 50 janë lënduar në qytetin Nasiria, në jug të vendit, kur forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Protestat antiqeveritare kanë eskaluar 1 tetor, ndërsa më shpesh janë organizuar në Bagdad, edhe pse organizohen edhe nëpër qytete tjera irakiane.