Gjatë paradites së sotme një nga profesorët më të njohur në Greqi, Panagiotis Karydis ka shkuar në Durrës.

Karydis ka rreth 60 vite eksperiencë në fushën e ndërtimeve dhe tërmeteve.

Ai ka treguar për mediat ‘’NewsIt’’ se tragjedia që preku Shqipërinë ka një sërë faktorësh.

Ndërtimet në Durrës janë në gjendje skandaloze thotë ai.

Mes rreshtash ai thotë edhe se ka opsione kriminale sepse kanë vendosur koston e ulët mbi jetën e njeriut.

Këto fjalë i ka zgjedhr edhe media greke si titull për artikullin e saj.

Më tej ai ka thënë se është ndërtuar në zona të rrezikshme, të buta dhe moçalore dhe janë përdorur edhe materialet e lira dhe të papërshtatshme për zona sizmike.

I pyeta se përse kishte ndërtesa kaq të larta në një gjurmë kaq të vogël dhe më thanë se në Durrës donin të shfrytëzonin sa më shumë hapësirën. 80 përqind e ndërtesave të reja janë thyer nga katet e ulëta dhe të mesit. Dje ata nxorën dikë që vdiq, i cili jetonte në katin e tretë. Kati i tretë u rrafshua. U bë njësh me tokën. Kjo është pra, tre katet e para u eliminuan.’’