Një lëkundje tërmeti është regjistruar pak momente më parë, e cila është ndjerë në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.

Paraprakisht se tërmeti ka një magnitudë prej 5.5 ballësh, ndërsa një tjetër lëkundje më e vogël u regjistrua pak më vonë.

Epiqendra e tërmetit ishte pranë fshatit Hamallaj në Durrës.
Në qytetin bregdetar qytetarët në panik e sipër kanë dalë në rrugë.