Pas Shqipërisë, sipas rrjetit EMSC, lëkundje ka pasur edhe në Maqedoni me magnitudë prej 4.5 shkallë.
Tërmeti i fuqishëm që ka rënë në Durrës është ndjerë shumë i fortë edhe në Tiranë.
Epiqendra ka qenë në Hamalle të Durrësit dhe magnituda ka qenë 5.4.

Një tërmet e ka goditur sonte qytetin e Prishtinës. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 21:00.

Lëkundjet janë dëgjuar në kryeqytet, derisa shkalla e rihterit me të cilën u godit kryeqyteti, ende nuk dihet.

Ky nuk është tërmeti i parë që ka rënë ditët e fundit. Kujtojmë se dy ditë më parë në Shqipëri ranë një sërë tërmetesh në orët e mbrëmjes.