Një tërmet i fuqishëm u regjistrua pak para orës 9:30 të mëngjesit (sipas kohës lokale), me epiqendër midis ishujve grek Kreta dhe Kythera. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Greqisë, tërmeti ishte me fuqi prej 6.1 ballësh sipas Shkallës së Rihterit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tërmeti u ndje veçanërisht në ishullin e Kretës, ndërsa tani për tani, më shumë se gjysmë ore pas tërmetit nuk ka lajmërime për persona të lënduar ose dëme materiale.

Edhe pse epiqendra ishte mbi 250 kilometra larg Athinës, tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin grek.

Mediat greke paraprakisht informuan, se sipas informatave të para, tërmeti ishte me intensitet prej 5,8 ballësh