Me kabinetin Qeveritar dhe Kryetarin e Komunës së Sarajit në inspektim dhe përurim të projekteve Me kabinetin qeveritar të udhëhequr nga dy zëv.Kryeministrat Osmani dhe Duraku, sot vizituam dhe përuruam projektet që realizohen në Komunënë e Sarajit të udhëhequr nga Kryetari Blerim Bexheti.

Në dhjetëditshin e parë të vitit 2020, me krenari po promovojmë vazhdën e projekteve të financuara nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Bëhet fjalë për fshatrat e Komunës së Sarajit, gjegjësisht projekti madhor të kanalizimit fekal në fshatin Bukoviq me vlerë prej 19.655.118,00 denarë, si dhe projekti me vlerë prej 14.870.919.00 denarë i cili përfshin rrugën lokale në fshatin Krushopek.

Temperaturat e ulta në këto ditë dimri, aspak nuk i ndaluan banorët e rajonit të Dërvenit të dalin dhe bashkë me ne, me Kryetarin e Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, si dhe funkcionarë të tjerë Qeveritar, të përurojmë dhe njëherit të mirëpresin projektet që po realizojmë për të mirën e tyre.