Rektori i Universiteti i Tetovës, Vullneti Ameti sot me rastin e tërmetit katastrofik në Shqipëri u shprehu ngushëllime vëllazërore, drejtuesve më të lartë të Republikës së Shqipërisë, familjeve të viktimave me urimin për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve në këtë ngjarje fatale.

“Jemi të pikëlluar nga pasojat e tërmetit katastrofal në Shqipëri, ku humbën jetën disa qytetarë dhe shumë të tjerë u lënduan. Ndajmë dhimbjen me vëllezërit tanë nga Republika e Shqipërisë që u prekën dhe u tronditën nga kjo fatkeqësi e rëndë natyrore.  Në këto momente kaq të vështira, solidarizohemi me bashkëkombësit tanë, të cilët si kurrë më parë kanë nevojë për ndihmën dhe kurajën e secilit prej nesh”, qëndron në letrën e ngushëllimit të rektorit Prof. Dr. Vullnet Ameti.