Drejtuar:
Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta,
Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama,
Në emrin tim personal dhe në emrin e Partisë Demokratike Shqiptare shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të përzemërta për të gjitha ato familje që humbën më të dashurit e tyre nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Shqipërinë.
Lutemi për ju!
Në momente fatkeqsish kaq të mëdha, më e pakta që mund të bëjmë është të lutemi e të jemi shpirtërisht pranë jush. Lutemi që numri i viktimave të mos rritet e për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave . Me zemër jemi pranë jush!
Kryetari I Partisë Demokratike Shqiptare