Klubi Malor “Gryka e Dervenit” vazhdon me aktivitetet e saja në natyrë. Kësaj radhe me datë 19 shtator (e shtunë) organizon aksion ekologjik në Kanjonin e Matkës ku planifikonë ta pastrojnë shtegun përgjat liqenit të Matkës edhe atë prej te kisha “Shën Andrea” përret liqenit në drejtim të Shpellës nënujore “Vrello”.

Gjendja momentale e shtegut të këmbësorëve prej te manastiri në Kanjon Matka e deri tek shpella nënujore Vrello, përgjat të cilit çdo ditë kalojnë qindra turistë, për fat të keq është mbuluar nga mbeturinat si pasojë e papërgjegjsisë së vizitorëve por edhe neglizhencës së organeve kompetente. Prandaj organizimi i një aksioni të tillë është tejet i nevojshëm.

Për më tepër, më poshtë po ua përcjellim thirrjen e Shoqatës Malore “Gryka e Dervenit” në rrjetin socijal Facebook:

“Aksion për pastrimin e shtegut përgjat Knajonit të Matkës
Me datë 19 shtator (e shtunë) 2020 në ora 9:00 Klubi Malorë “Gryka e Dervenit” organizon aksion për pastrimin e Kanjonit të Matkës. Planifikohet të pastrohet shtegu përreth Liqenit të Matkës në gjatësi prej 3 km.
Ftohen të gjith adhuruesit e natyrës që ti bashkangjiten aksionit, duke i rrespektuar masat për mbrojtje nga pandemia Covid19.
*Organizatori ka siguruar qese, doreza dhe maska.
Shihemi të shtunën në Matkë 💚”

Linku në Facebook: https://fb.me/e/1F3Zt1fT1