Mbrëmë në orën 00:35 është denoncuar për të shtëna nga armë zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërsa në incident siç informojnë nga MPB-ja nuk ka të lënduar.

“Më 01.12.2019 rreth orës 00:35 është denoncuar për të shtëna nga armë zjarri në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Nuk ka persona të lënduar. Sipas denoncimit, derisa në restorantin e hotelit ishin E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35) , K.I. (41) dhe L.Q. (25) tre persona kanë filluar të gjuajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q. nëpunës policor i cili nuk ishte në punë, ka qëlluar nga arma zyrtare ndaj tyre, pas çka ata kanë ikur. Personat e lënduar nuk ka”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB-ja informojnë se punohet në zbardhjen e rastit.