Asnjë informacion i hollësishëm mbi viktimat  e ngjarjes deri më tani.

Një grindje mes më shumë personave që u shndërrua në një përleshje i paraprinë një sulmi të armatosur në Hotelin Alexander Palace në Shkup, sipas burimeve  të sakta policore.

Para se të fillonte te shtenat me armë zjari mes dy grupeve,me pare filloj një grindje verbale dhe fizike e grupit që po largohej nga hoteli.

Gjysmë ore pas përleshjes, dy burra të armatosur me kallashnikov hynë në hotel dhe filluan të qëllonin ndaj njerëzve që me heret filluan grindjen.

Deri më tani (02.20 pasdite) nuk ka asnjë konfirmim të viktimave në incidentin e armatosur.

Mysafirët e hotelit dhe burimet e policisë thonë se të paktën një person u plagos rëndë në një përleshje me armë që u zhvillua në mesnatë në hotelin Alexander Palace në Shkup.

Informacioni u konfirmua gjithashtu nga mysafiret e hotelit që dëgjuan të shtënat dhe dëgjuan britmat e një personi të plagosur rëndë.

Nuk ka asnjë njoftim zyrtar për numrin e personave të plagosur ose ndoshta të vrarë.