Të paktën pesë persona humbën jetën në motin e keq që i goditi  bregun francez dhe italian. Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme  në Francë disa rrugë janë mbyllur,  ndërsa në rritje është niveli i  lumenjve në Itali.

Në rajonin francez Var humbën jetën  katër persona, mes të cilëve edhe një çift,  prejse automobili i tyre  është zhytur nga  uji i sapoardhur.

Në pjesën veriore të Italisë është gjetur një grua e vdekur në automobilin e saj  në ujin e sapoardhur Bomida.

Ekipet e shpëtimit e kërkojnë terrenin  pas rrëzimit të mbrëmshëm të urës në rajonin veriperëndimor italian Ligurija në afërsi të Savonës. Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut u rrëzua  vetëm një prej dy korsive të urës.