Trofeu Kopa është një prej çmimeve që do të ndahet sonte (e hënë) në ceremoninë e Topit të Artë që zhvillohet në Paris të Francës.

Ky çmim që ndahet nga France Football i jepet futbollistit në moshën 21 vjeçare me paraqitjen më të mirë gjatë vitit, ndërsa është emëruar sipas ish-futbollistit francez, Raymond Kopa.

Për dallim nga çmimi ‘Golden Boy’, trofeu Kopa mund ta fitojnë edhe lojtarët që luajnë jashtë Evropës. Kylian Mbappe është fitues i vitit të kaluar, ndërsa ai është sërish në listën e ngushtë të të nominuarve.

Kylian Mbappe e fitoi në vitin 2018 Trofeun Kopa (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Lista me të gjithë të nominuarit për Trofeun Kopa:

Samuel Chukwueze (Villarreal)
Joao Felix (Atletico Madrid)
Vinicius Junior (Real Madrid)
Lee Kang-in (Valencia)
Andriy Lunin (Real Valladolid)
Jadon Sancho (Borussia Dortmund)
Matteo Guendouzi (Arsenal)
Moise Kean (Everton)
Matthijs de Ligt (Juventus)
Kylian Mbappe (PSG)