Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë në lidhje me autorizimet për leje-daljeje të qytetarëve në e-Albania.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Goxhaj shkruan se një nga krimet më të mëdha që do i numërohet kësaj qeverie do të jetë vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve përmes e-Albania, që përfshijnë e-mail, cel e passworde.

Sipas avokatit, të gjitha këto të dhëna do të shërbejnë për instalimin e asaj që e cilëson si “Diktatura Dixhitale e Surrelit”.

Reagimi i plotë:

Një nga krimet që do i numërohet kësaj Qeverie në Gjyqin e Madh për Krime Kundër Shqiptarëve, do jetë edhe vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nëpërmjet e-albania si e-mail, cel, pasworde, si dhe futja brenda cel. me aplikacione! Të gjitha këto të dhëna po përdoren për instalimin e Diktaturës Dixhitale të Surrelit!

Kujtojmë këtu që prej disa javësh në Shqipëri është aplikuar lëvizja për nevoja themelore me autorizim, ku qytetarët duhet të marrin leje përkatëse në platformën e-Albania.