Komiteti i Helsinkit 25 vjet vazhdon në luftën për të drejtat e njeriut dhe lirive të udhëhequra nga bindja dhe dinjiteti i patjetërsueshëm i çdo qenie njerëzore, ka thënë sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në 25 vjetorin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.

“Jo shumë se tre dekada pavarësi të shtetit tonë dhe tranzicionit të gjatë dhe të mundimshëm janë mbushur me kriza politike, padrejtësi sociale, marrëdhënie të brishta ndëretnike, mosbesim politik dhe mosdurim ndaj të tjerëve, Në kushte të tilla, tani më 25 vjet, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut është kritik konstruktiv shtetit i cili alarmon për padrejtësitë sociale, lëshimet ligjore, keqpërdorimet politike dhe devijimet tjera shoqërore. Ju në mënyrë aktive luftoni kundër paragjykimeve, kundër stereotipave, kundër diskriminimit, korrupsionit, urrejtjes dhe kundër dhunës në shoqërinë tonë”, ka thënë Pendarovski.

Tha se Komiteti i Helsinkit me punën dhe zërin e vet, me vizitat e në burgjet në vend, raportet për gjendjen me të drejtat e njeriut, luftën kundër diskriminimit, mbrojtjen e refugjatëve dhe aplikuesve të azilit, që është vetëm një pjesë e punës tuaj, i kanë bërë të dukshëm qytetarët të cilët ishin të padukshëm për institucionet, çdoherë duke i vemdosur në anën e më të dobëtit.

Presidenti porositi se beteja për të drejtat e njeriut duhet të vazhdojë, sepse asnjë e drejtë e njeriut nuk është e drejtë vetëm për një njeri ose vetëm për një bashkësi.

Në shënimin e 25 vjetorit të Komitetit të Helsinkit folën edhe kryetari i Komitetit të Helsinkit, Gordan Kalajxhiev dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.