Të dhënat personale të 1,2 miliardë shfrytëzuesve të Internetit janë gjetur  të pa mbrojtur në një server në të cilin qasje ka pasur secili me ueb adresë të saktë.

Siç shkruan magazina profesionale amerikane “Vajerd”, bëhet fjalë për bazë të pambrojtur të të dhënave për të cilën nuk dihet se si është krijuar, por është e qartë se të dhënat i kanë marrë prej më shumë burimeve.

Atë e përbënin të dhënat e 1,2 miliardë shfrytëzuesve të online serviseve, si dhe rrjete sociale, ndërsa kryesisht ka qenë i përbërë prej emrash, emajl adresash dhe numra telefoni. Fat në fatkeqësinë është se në bazë nuk ka pasur të dhëna për fjalëkalime, e as të dhëna për kartela kreditore, transmeton Kliks.ba.

Baza e pambrojtur e të dhënave është zbuluar në tetor të vitit 2019, ndërsa të dhënat janë me “peshë” prej katër terabajt dhe përfshinë informacione të mbledhura nga profilet e Fejsbukut, Tuiterit dhe Lindkin.

Magazina thekson se serveri tashmë nuk është online dhe deri te të dhënat tashmë nuk mundemi të kemi qasje, ndërsa rasti është denoncuar në Byron federale për hetime (FBI).