Tayna ka shkruar për reperët vendorë e ndërkombëtarë që po i shkruajnë, pastaj i ka rënë pishman e e ka fshirë lajmin.

Në ditët e sotme, mënyra më e thjeshtë për të komunikuar me dikë janë rrjetet sociale dhe merreni me mend vetë ç’bëhet në Inbox-in e Taynës!

Jo vetëm persona të panjohur, por edhe emra të famshëm të shoëbiz-it shqiptar e të huaj i shkruajnë reperes shqiptare dhe ajo na e pranoi vetë.

Në një postim në InstaStory, ajo ka shkruar:

“Mendon se mund të lëndosh ndjenjat e mia? Unë i kam të gjithë reperët tuaj të preferuar në mesazhe. Kombëtarë e ndërkombëtarë!”