Aktivistët apo militantët, kaq presin që nga goja e një politikani të shpallë fitoren .Pastaj ata mund të dalin e të zaptojnë sheshin e ” triumfit” .Por kur del që dikush që humbjet ti shndërrojë në fitore të paqena, të tallet haptazi për të mbuluar dështimin, ai më nuk është një politikan i mirë dhe ai përatitet mos jep llogarinë e humbjes.Nuk ka humbje të mëdha dhe të vogla por ka humbje dhe në politikë kjo kërkon llogaridhënie informon TetovaSot

I tillë qe mbrëmë edhe Taravari nën stilin e partisë që i shërbeu dikur , doli të kumtojë lajmin e madh se “ndryshimi” erdhi, se ASH kishte fituar në ” cdo vilajet” dhe pak më vonë KSHZ e demanton rëndë.Taravari me euforinë e tij , ndezi ” sirenat ” e fitores që e dëgjuan të gjithë por nuk e pa askush, një propagandë tipike e njerëzve që të mashtrojnë në sy dhe nuk u bëhet aspak vonë.Ai foli për një fitore inekzistente dhe pastaj u fsheh dhe nuk u shfaq më .
Për cilën fitore fliste mbrëmë Taravari?! Për fitoren e Piros apo për fitoret imagjinare .
Taravari ngjante mbrëmë si Koreja e Veriut që ” fitoi” kampionatin botërorë që kishte mundur Kinën,Japoninë, Brazilin dhe Gjermaninë , por askush nuk e pa atë triumf.Asnjë lojë nuk u pa në TV por fitorja u shpall dhe njerëzit besuan e panë ëndrra sy hapur.Njerëzit mbushën sheshet e Koresë duke ” festuar ” titullin.
Taravari u mundua përmes një propagande të ulët të zhbëjë fituesit realë dhe të paraqes partinë e tij si triumfuese por u demaskua dhe në fakt doli të mos jetë ashtu.Fitoret e Taravarit janë si ato të Serbisë që gjatë luftërave gjithnjë jepte kumtin e fitoreve dhe në fund humbi gjithcka ose më saktë festonte humbjet .

Taravari nuk i mashtroi të tjerët por elektoratin e tij që më parë i elektrizoi, ua futi në gjak triumfin dhe më pas nuk u shfaq më sepse s’kishte si i gënjente për së dyti kur KSHZ shpalli tjetërkënd fitues realë.