Kur sot nga funksionar të BDI-së në Gostivar janë inspektuar ndërtimet e kanalizimeve feklae dhe atmosferike që kapin vlerën prej 130 milionë denarëve, kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka zgjedhur të nënçmojë qytetarët e Gostivarit në vend që të jetë pjesëmarrës në këto inspektime për të mirën e tyre ai merret me etiketime në rrjetet sociale.

Taravari siç shihet nuk ka kohë për të ndjekur punimet për qytetarët e Gostivarit, pasi ka nisur të bëjë fushatë për VMRO-në në Shkup duke promovuar kandidatët e tyre.

Në rrjetet sociale përflitet se Taravari është kryetar i Facebook-ut, pasi për një metër rrugë të asfaltuar ai i nxjerr 10 herë në FB me emra të ndryshëm duke aluduar se ka ndryshuar Gostivari.

Ndryshe në Gostivar në zgjedhjet e tetorit do të garojnë nga BDI, Nevzat Bejta, nga ASH Arben Taravari nga BESA Fadil Zendeli nga VMRO dhe LSDM ende nuk ka kandidat, por sipas marrëveshjeve të fundit mes partive politike VMRO do të mbështet Arben Taravarin, LSDM do të mbështet Nevzat Bejtën.