Që prej të martës kryetari i PD-së Lulzim Basha ka qenë shumë afër banorëve të prekur nga tërmeti, duke u solidarizuar me humbjet dhe dhimbjet e tyre.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ai tregon se ka takuar njerëz të tronditur në plazhin e Durrësit, një zonë kjo shumë e goditur nga lëkundjet e fuqishme që u regjistruan mëngjesin e së martës, ndërsa shton se rëndësi jetike ka miirëorganizimi i burimeve njerëzore për verifikimin e sigurisë së banesave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në zonën e plazhit në Durrës për t’u solidarizuar me ekipet e kërkim-shpëtimit që vazhdojnë pa pushim punën me stoicizëm, dhe për të dëgjuar e përcjellë shqetësimet e banorëve të goditur nga tragjedia.
Takova njerëz të tronditur, të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve. Banorët në zonën e plazhit ku dëmet që pashë ishin të mëdha, kërkuan vëmendje, mbështetje dhe kujdes.
Ka rëndësi jetike mirëorganizimi i burimeve njerëzore në këto momente shumë kritike, për të kontaktuar qytetarët, për të verifikuar sigurinë e banesave dhe për t’u ofruar ndihmë.”, shkruan Basha, ndërkohë që poston edhe disa foto nga aksioni i kërkim shpëtimit.