Takimi i papritur mes kreut të LSDM-së Zoran Zaev dhe atij të Alternativës Afrim Gashi duket se ka irrituar jashtë mase kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasami, kështu mëson jozyrtarisht Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Madje, për shkak të kësaj situate të krijuar tashmë pas takimit të Zaevit dhe Gashit, ka shumë mundësi që Kasami t’i shkojë në takim kreut të BDI-së Ahmeti edhe përkundër asaj që bëri me dije pak ditë më parë se nukdo të merr pjesë në takimin e thirrur nga kreu i integristëve.