Qytetin Taganrog, Rusia jugore e goditi stuhi e rërës, ndërsa në rajonin Rostov, lumi Don dhe Gjiri i Taganrogskit u zbrazën, lajmëruan mediat ruse.

Era e fuqishme ka shkaktuar pasoja të ndryshme.

“Gjiri i Taganrogskit tashmë nuk është. Taganrogu është mbuluar me katër metra rërë. Nuk e di,  ndoshta edhe më shumë, thotë një banor lokal i cili e publikoi videon në rrjetet sociale.

Arsyeja për motin e keq ka qenë era e fuqishme lindore dhe verilindore, të cilin uji nga lumi e ka shtyrë drejt detit Azov.

Bregun e ka zhvendosur pothuajse për 100 metra.

Ditën e dytë me radhë, banorët e Taganrogut duhet të mbajnë maska, ndërsa shumica ankohen se rëndë mund të marrin frymë.

Sipas ekspertëve lokal, uji do të kthehet kur era ata ndërrojë drejtimin, ndërsa pritet të ndodh për  një javë.