Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

Ashtu sikurse vargjet e tekstit, edhe titulli i këngës vjen me një fjalor të papërshtatshëm dhe titullohet “Kush r*kin je ti”.

Klipi i këngës është realizuar i gjithi me telefon nga Elvis Dako, ndërsa për muzikën është kujdesur Taulant Krasniqi.

Në disa prej skenave të videos muzikore, reperi nga Shqipëria shfaqet edhe duke konsumuar lëndë narkotike.

Teksti i këngës është shkruar nga vet Stresti dhe përmban fjalor eksplicit, dhe nuk preferohet për moshat e reja.