Stresi paralajmëron disa projekte të reja.

Me anë të një postimi në InstaStory, reperi Stresi ka paralajmëruar diçka të re.

Ai tha se tani është koha që të fokusohet në punë, ngase gjatë verës do të sjell shumë projekte të reja.

“Koha për të punuar, vera po vjen dhe ka me kan e jemja se hic nuk e dini ca osht tu ardh”, ka shkruar reperi.

Projekti i fundit muzikor nga Stresi është “Zemrën maje”, baladë me të cilën mori mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube.

Sa i përket jetës private, Stresi muaj më parë ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Keisin, ndërsa sot habiti të gjithë kur e uroi atë për ditëlindje.