Ballina MAGAZINA Stresi i fton ata që munden t’i ndihmojnë nga afër familjet që...

Stresi i fton ata që munden t’i ndihmojnë nga afër familjet që ndodhen në momente të vështira

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është ndër njerëzit që janë angazhuar shumë për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Reperi dhe ekipi i tij kanë shkuar shtëpi për shtëpi për ta parë situatën nga afër dhe për t’i ndarë ndihmat për të mbijetuarit.

“Ju ftojmë çdo ditë e çdo natë të vini me ne dhe të shihni familjet e dëmtuara nga tërmeti që s’kanë asnjë pikë ndihme”.

“Nesër (e martë) jemi në terren, ishalla kemi fat e mundemi t’i bëjmë mirë dikujt në këto ditë të vështira”.

“Faleminderit krejt ekipit, faleminderit të gjithë miqve, shokëve, faleminderit kontribuuesve që na besojnë neve ndihmat, sepse jemi shtëpi për shtëpi. Kjo fotografi të jep idenë se jemi në Siri, por jo, jemi në Shqipëri”, ka shkruar Stresi në një prej postimeve në Instagram.