Ekipet e punës të Komunës së Çairit për momentin janë duke punuar në rregullimin dhe shtruarjen e dy korsive, njërës me bekaton dhe tjetrës me beton, të stadiumit të FC Shkupit.

Korsitë do jenë me gjatësi prej 103 metrash. Ndërkohë, në këtë stadium punët ndërtimore janë duke u zhvilluar edhe në drejtim të kompletimit të objektit administrativ dhe xhveshtores, tribunës dhe rregullimit të barit dhe sistemit të ujitjes.

“Po punojmë me intensitetin më të lartë që gjatë kampionatit të ri, ekipi i zemrës sonë FC Shkupi t’i fillojë ndeshjet në shtëpinë e vet”, është shprehur kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në promovimin e punimeve në stadiumin e FC Shkupit.