Këto fotografi qarkulluan nëpër rrjetet sociale për gjendjen e Spitalit të përgjithshëm në Gostivar.
Këtu është paraqitur reparti i fëmijëve.
Fotografitë i shpërndau edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari.
TV21 vizitoi spitalin, ndërsa reparti i pediatrisë dukej kështu.
Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi thotë se fotografitë janë të vjetra dhe nuk pasqyrojnë gjendjen reale të Spitalit. Sipas tij nga reshjet e mëdha të shiut dhe borës çatia e repartit të fëmijëve është dëmtuar, por thotë se e kanë sanuar menjëherë që në muajin mars të këtij viti.
Por megjithatë, disa qytetarë që i pyetëm shprehen të pakënaqur nga kushtet e këtij spitali.
Drejtori Jakup Jakupi premton se objekti i spitalit do të rinovohet në tërësi.
Jakupi gjithashtu tha se së fundmi kanë rinovuar repartin e Kirurgjisë, ndërsa po presin edhe donacione tjera për të krijuar kushte më të mira për repartin e Gjinekologjisë.