Çështja rreth politikës së migrimit, gjegjësisht sfidat që migrimi i sjell, veçanërisht pas ngjarjeve të vitit 2015 që drejtpërdrejt i ndjejmë të gjithë ne jo vetëm në rajon por edhe në të gjithë Evropën, pa dyshim edhe në vitet para nesh do të jetë  njëra ndër temat prioritare të agjendave shoqërore-politike. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në fjalimin në konferencën “Sfidat e ardhshme për menaxhim me migrimet”, që u mbajt në Shkup, në organizim të Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë së bashku me Zyrën e UNHCR-së në Shkup.

Para së gjithash, siç theksoi, nuk është vetëm për shkak se në fqinjësinë tonë të drejtpërdrejtë, ende ka një numër të madh të emigrantëve, por edhe për shkak të faktit që rajonet prej ku edhe ndodhi vala e fuqishme e migrimit – Lindja e Afërt dhe e Mesme dhe sot është larg stabilizimit real.

Sipas tij, migrimi vetëm mundet të parandalohet dhe menaxhohet vetëm nëse ekziston partneritet i fuqishëm dhe bashkëpunim të të gjitha shteteve evropiane, sepse partneriteti megjithatë e ngre në fokus të vëmendjes sfidën për koordinim, solidaritet dhe standardizim normativo-operativ, të domosdoshëm për përballje me sukses me sfidat e këtilla.

“Policia jonë shënon rezultate të shkëlqyera në pikëpamje të zbulimit dhe shkatërrimit të migrimit ilegal dhe trafikimit të emigrantëve,  për çfarë në të vërtetë dëshmojnë edhe numrat të cilat tregoinë se vetëm gjatë dhjetë muajve të këtij viti janë zbuluar 67 raste të trafikimit të mbi 1.300 emigrantëve, dhe në këtë rast janë raportuar penalisht mbi tetëdhjetë kryerës, por megjithatë nevojiten përpjekje shtesë edhe në segmentet e tjera për menaxhim me problemet e migrimit”, tha Spasovski.

Për MPB-në në këtë moment, siç theksoi, me rëndësi thelbësore është nënshkrimi sa më i shpejtë i Marrëveshjes për statusin midis Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për aksione të zbatuara nga ana e Agjencisë për Rojë Kufitare dhe Bregdetare Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fakt, siç theksoi ministri, argument më i mirë për domosdoshmërinë nga një Marrëveshje e tillë është argument për një bashkëpunim cilësor dhe të suksesshëm që policia jonë e realizon me kolegë të policive të shumë vendeve evropiane në sigurimin e kufirit tonë jugor tashmë e disa vjet.

Bojana Bozhinovska – Siljanovska nga Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë tha se vetëm në vitin 2019 në përfundim me shtatorin 15.443 persona janë parandaluar të realizojnë hyrje ilegale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa numri i njëjtë është plotësuar me disa mijëra persona për dy muajt e ardhshëm të vitit.

Muajt e pranverës dhe të verës, siç shtoi, janë periudha më atraktive për tranzitimin e personave të cilët ikin.

Në konferencë fjalim ka mbajtur edhe shefja e Zyrës së UNICEF-it Monika Sandri, kryetari i SHJRM-së Zoran Drangovski, kryetari i Komisionit kuvendor për mbrojtje dhe siguri Hari Lokvenec dhe dekani i Fakultetit për Siguri Nikolla Dujovski.