Nga:Alberie Xhemaili Studente e Komunikimit Ndërkombtar                           

Nga gjeneza e historisë së egzistimit dhe vetëdijes së njeriut  janë zhvilluar ngjarje të fuqishme botërore duke krijuar shteg për konfrontimin  dhe pozicionimin e shteteve në  superfuqi,  si dhe duke ndërtuar  dhe rivendosur balancë të fuqise në botë. Në mesin e  këtyre ngjarjeve gjithmonë  arrihen të ndërthurren premisat e personazheve për etje pushtetare , të liderëve të tipologjive të ndryshme  për  të fuqizuar fushëveprimin e tyre mirepo edhe për të krijuar një standard në jetën kulturore, politike, ekonomike e sociale të qytetarëve. Nga perspektiva e një studenteje të shkencave shoqërore arrijë  të parashtroj  disa pikëpyetje të mëdha,  se cili ka qenë rezultati që  Lufta e I-rë dhe e II-të  Botërore, pastaj Lufta e Ftoftë,  kanë shkaktuar në  veprimtarinë  dhe mirëqenien e njeriut?

   Elaborimi  i këtyre çështjeve  kërkon  detaje  dhe  është  sintezë  dhe rrjedhojë e ngjarjeve te sotshme Së  pari, dekadat pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore përfshinin rënien graduale të perandorive të mëdha tradicionale dhe ngritjen e përhapjen e shteteve të kombeve që zëvendësuan territoret koloniale në të gjithë botën  (Brower, 1989). Për dallim nga Lufta e Parë Botërore e cila u luftua kryesisht në Evropën Perëndimore, Lufta e Dytë Botërore ishte një konflikt me të vërtetë global dhe nje urë lidhëse që mori Lufta e Ftoftë. Për shkak të kësaj e gjithë bota u ndryshua dhe pasojat u ndjehen në të gjitha vendet e botës. “.  Natyrisht që përveç arritjes së krijimit të rendit të  ri botëror dhe ridimenzionimit të diplomacive dhe shteteve,   ishte edhe numri i vdekjeve monolitike. U vranë    menyrë  sistematike  civil  duke përfshirë edhe personelin ushtarak ,figura pishtare nën urdhërat gjakatare të   regjimeve    ndryshme komuniste, u persekutuan  intelektual, , disidentë politikë, të hendikepuar, homoseksualë por më  tragjikja – u  degraduan  vlerat dhe liritë njerëzore të cilat   organizatat multinacionale tentonin ti parandalonin . Këto pasoja  ndihmuan në  krijimin e ideologjive dhe gjuhës së urrejtjes, dëmtimin e planetit tokë  si dhe  sëmundjeve  dhe  epidemive .Vdekjet krijuan boshëlliqe humbje, marrëzi, frikëra, frustrime, urrejtje por edhe progres ekonomik  të fuqishëm shtetëror dhe ndërkombetar. Menjëhereë pas Luftës së  Ftoftë  liria ekonomike dhe fuqia e tregut arriti mirëqenien sociale  dhe  joshi aq fuqishëm shtetet  duke    vendosur kështu  një  sistem kompleks  ndërvarësie .Shkëmbimet tregtare     ndërkombetare dhe fuqia e tregut dëshmuan që  janë  tejet efikase  duke krijuar  një  sistem global nderkombëtar .Kina u kthye në  një  nga  qendrat më të fuqishme në botë, me kostot më të  ulëta të  prodhimit duke krijuar kështu menaxhimin e zinxhirit global  të rrjeteve të  shpërndarjes me të  gjitha shtetet, produket e ofruara në vende të ndryshme në kohë  rekorde.

Komunikimet  fituan rrjedhë  të re të informimit, media ndryshoi formën dhe përmbajtjen , informacioni mori kahje tjetër duke i ndryshuar edhe funksionet e informimit të medias,  duke garantuar kështu një revolucion të ri të informacionit. Ky informacion  depërtoi dhe ndryshoi jetën e çdonjërit prej nesh në të gjitha poret e jetës. Fushëveprimi i   individit u zgjerua dhe natyrisht bota pati një  tronditje  në shume aspekte . Njeriut arriti që të  përfitojë  shumë  nga teknologjia, por edhe të  penalizohet nga ajo.  Sot mënyra e të ushqyerit ka fituar një  dimension  të ri te njerëzit. Bota e modernizuar tenton ta rikthejë  atë rreth jetëgjatësisë, të shëndetshmes  dhe joshkatërrueses  kurse  një  pjesë  tjetër abuzojnë me mënyrën e të ushqyerit duke i shtuar të  ashtuquajturat” trende” që  janë kundër  etikës njerëzore që sollën viruset si është COVID 19. Globalizimi  servoi  përzgjedhjet globale si në  veshje, akomodim, përzgjedhje  profesionale ,stile jetese, mënyre e punës  por solli edhe rrezikun .  U  zhvilluan edhe bioteknologjia,   industria  dhe natyrisht i gjithë ky transformim i gjërave , ka pasur anët  e misterit duke e shpier individin drejt egos dhe dëshirave shfrenuese ku përfundoi  një botë depresive. Ai nuk është në gjendje  ta ruajë  as planetin i cili dita ditës është duke u fundosur  nga lidershipi egocentrist  i shteteve që në mënyrë  të pamëshirshme i  shërben  interesave të politikës.Natyrisht një  pjesë  e qytetarisë  patën tronditje dhe  greva globale mbi  klimën  të udhëhequr nga aktivistë të  rinjë por përpjekjet e njeriut janë  ndonjëhere herezike,    shfrenueshme dhe sporadike duke vepruar në mënyrë  aq tinëzare  si vrasës serik. E   qytetarin global e kanë   hutuar  luksi që i ofrohet  në forma të ndryshme, pasuria dhe nivelet e larta të teknologjisë së konsumatorit. Ne nuk kemi pse të mendojmë për gjërat që dikur na përqendruan mendjen – lufta bërthamore, mungesa e naftës, papunësia e lartë, niveli i interesave të mëdha. e terrorizmi  i cili është rikthyer sërish si një lloj kërcënimi global. E gjithë  ky progress duket se kishte anashkaluar pikën e   pakujdesisë     veprimtarisë    njeriut  në mënyrë     tmerrshme  që shkaktoi  virusin  global pandemik I  cili sot detyrimisht   na mban izoluar  në shtëpitë tona –  na mban pezull edhe atëherë  kur vërtetë  kemi  nevojë    dalim .Skenari i pakujdesisë  tashmë po riorienton marrëdhëniet tona me  anëtarët e familjes, shoqerinë,  diversiven , qeverinë, me diplomacinë botërore, me natyrën , madje edhe me deshirat tona.

Sot si rezultat i COVID 19 jemi  nje zë  i pafuqishëm që  kërkon ndihmë  nga njeri tjetri duke alarmuar, për  mungesën  e  furnizimeve  mjekesore  sepse trazira sociale është  e  pa kufi. Sot përpjekjet janë të pamjaftueshme  si  nga ekspertë , shkencëtarë,firma  farmaceutike,  mjekë , lider etj. Shtetet  tanimë  kanë  një  krizë  të jashtëzakonshme në çdo sistem. Ata  detyrohen ta  riorientojnë politikën  dhe  të bëjnë investime të reja thelbësore në të mirat publike – për shëndetin, veçanërisht – dhe shërbimet publike.    Pandemia  e  koronavirusit ka potencialin për ti përhapur shoqeritë  dhe shtetet te cilat mbanin blloqe dhe qëndrime politike, kurse si pasojë e këtij virusi  detyrohen të kërkohet një  zgjidhje dhe të  bëhet polarizim politik dhe kulturor mbi një zgjidhje të mundshme   duke  u vendosur në pozicionin detyrues të ndryshimit kurseve  kombëtare drejtë   gjetjes së alternatives   për shpëtimin e  njerëzimit Sot  rezistenca – e udhëhequr nga dëshira e mësimdhënësit, fëmijëve, studentëve  për të mos qenë  të përqëndruar në shkolla e institucione – i gjen ata në  karantinë  me telefona duke ndjekur  shkollimin e pjesshëm të shtëpive ose mësimin  online.

Nga skenari  i COVID 19 në një  faze  ku arrijmë    reflektojmë  se çfarë realisht synojmë  të nxjerrim nga ky skenar  i kobshëm I COV 19?!  Përtej çdo interesi e diagnoze të mundshme, COVID 19 na e bëri mjaftë    qartë  se sa të ndërlidhur ekonomikisht  dhe shoqërisht jemi ne si njerëz. Sot përballë  një  katastrofe kaq  globale qeveritë  mundohen dhe bëjnë të  pamundurën për të  shpëtuar jetën e njerëzve dhe harrojnë  dominimin. Pandemia e COVID 19 ka zbuluar vrimat e hendekut në infrastrukturën tonë të kujdesit .COVID 19  trazuar  padyshim shkencën e biznesin   që për vite me rradhë do ta studjojnë  krizën e COVID 2019, kurse për ekonominë  globale dhe për adhuruesit e globalizmit do të ketë  mbase një rivlerësim dhe reflektim të  qëndrimeve kolektive ndaj ketij sistemi  dhe mbase do të kalkulohen anët pozitive dhe negative dhe qasja  jonë ndaj këtij  procesi.