Faqja zyrtare në facebook e Ujësjellsit dhe Kanalizimit Shkup , kumtesat i lëshon vetëm në gjuhën maqedone por jo edhe në gjuhën shqipe , njofton derveni.info .
Qytetarë të shumtë ankohen për këtë neglizhencë dhe fajin e hedhin te zv/drejtori i kësaj ndërmarje i cili nuk mer masat e nevojshme që të ketë informim për të gjithë qytetarët , në këtë rast për konsumatorët shqiptarë.
Theksojmë se për herë të parë kjo ndërmarje ka edhe zv/drejtor , post të cilin e udhëheq kuadër i BDI-së nga komuna e Sarajit Xheladin Xheladini./derveni.info