Koalicioni me LSDM duket që ka ndikuar tek Besa që të mëson maqedonisht madje edhe të reklamohet në këtë gjuhë.

Së fundmi, nga faqja zyrtare në Fejsbuk, e Lëvizjes Besa është hasur një postim i sponsorizuar nga ky subjekt, por ajo që bie në sy është porosia në gjuhën maqedone.

“Нема Ваздух, нема мир”, është porosia që e jep Besa në gjuhën maqedonase.

Këto lëvizjes të papritura të Lëvizjes Besa drejt një “Shoqërie për të gjithë” – Едно општество за сите, u paralajmëruar edhe më herët nga analistët politik, të cilët vlerësuan që me koalicionin e bërë me LSDM, partia e Bilall Kasamit do të shkrihet në LSDM-në e Zoran Zaevit.