Gjithsej 618 milion denarë ishin paraparë për subvencionimin e qytetarëve, më saktësisht për 10 mijë familje për furnizim të invertorëve me efikasitet të lartë. Të gjitha këto para, duheshte të ndahen si masë për parandalimin e ndotjes së ajrit në Shkup, Manastir, Tetovë e Kërçovë,.

Qeveria në pajtim me planin për ajër të pastër kishte paraparë ndarjen e mjeteve për zëvendësim të plotë të stufave me dru, me kondicionerë me efikasitet të lartë – invertorë.

Por, që nga 11 shtatori, atëherë kur u paralajmërua ky subvencionim, e deri më sot 1 janar, ku kanë kaluar pothuajse 4 muaj, ende nuk ka asnjë gjurmë nga Qeveria.

Qeveria e vendit pastaj më 9 tetor e pati miratuar informacionin për zbatimin e masës ekologjike për subvencionim, por që atëherë, shteti ka hasur në shumë të themi pengesa.

Zhurnal edhe më herët pati tentuar të marë informacione nga Ministria për Mjedis Jetësor por edhe të punësuarit e asaj ministrie nuk kishin informata se kur do të fillojë zbatimi i kësaj mase.

Pastaj, zv.ministri i Mjediti Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli, pati paralajmëruar dhe garantuar se këto të holla tek qytetarët do të shpërndahen më së voni deri në fund të vitit.

Makraduli më 21 nëntor për vonesën u arsyetua se kanë qenë disa imtësira të caktuara gjatë furnizimit publik, por se deri në fund të vitit, gjithçka do të rregullohet, por edhe nga ky premtim asgjë.

Kryeministri Zaev në një konferencë për shtyp pati informuar se kjo masë do të përfshijë së paku 10 mijë familje, dhe atë 5200 familje në Shkup, 2500 familje në Manastir, 1500 familje në Tetovë dhe 800 familje në Kërçovë. Përparësi siç tha Zaev, do të kenë familjet me të ardhura mujore deri në 30.000 denarë.