Kompanitë amerikane zakonisht janë të qeta gjatë protestave. Por jo këtë herë.

Firmat e teknologjisë bankare, veshmbathjeve dhe argëtuese, lëshuan mesazhe mbështetjeje për të gjithë protestuesit kundër trajtimit policor ndaj personave me ngjyrë.

Jam i tronditur nga numri i drejtuesve të kompanive që kanë folur për herë të parë, tha Kellie McElhaney, lektore në Shkollën e Biznesit Haas në UC Berkeley.

Ajo që po i bën markat për të folur, tha ajo, është brutaliteti i videos që tregon një oficer policie në Minneapolis duke i vendosur gjunjët në pjesën e pasme të qafës së George Floyd, i cili vdiq.

Netflix ka thënë në Twitter se “të heshtësh është njësoj si të jesh bashkëfajtor”, duke shtuar “ne e kemi për detyrë që të flasim për anëtarët tanë, punonjësit, krijuesit dhe talentet tonë”.

Google shtoi në faqen e tij kryesore të kërkimit:

Ne jemi në mbështetje të barazisë racore dhe të gjithë atyre që e kërkojnë atë.

Racizmi vazhdon të jetë në rrënjën e aq shumë dhimbjeve dhe shëmtisë në shoqërinë tonë, shkroi Shefi i Financave i Citibank, Mark Mason, i cili është afrikano-amerikan.

Duke marrë një qëndrim, kompanitë rrezikojnë të humbasin klientët, partnerët, furnitorët dhe punonjësit që nuk pajtohen me pozicionin e korporatës, tha McElhaney.

Ata gjithashtu rrezikojnë të akuzohen për përdorimin e momentit për të promovuar markat e tyre pasi që disa nuk mund t’i shohin deklaratat e mbështetjes së korporatave si autentike.