Shqipëria kërkoi nga Kina ndihmë për ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit.

“Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacoli, deklaroi se ka realizuar komunikim zyrtar me ambasadën e Republikës së Kinës, duke transmetuar këtë kërkesë, njoftojnë mediat shqiptare.

Deri tani në Shqipëri janë konfirmuar 51 raste të personave të infektuar me koronavirus, prej të cilëve një tashmë ka vdekur.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama, ka vendosur masa të rrepta me qëllim që të parandalohet zgjerimi i koronavirusit.

Ndër të tjera, e mbylli plotësisht kufirin për të gjitha vendet fqinje, ndaloi qarkullimin në të gjithë territorin e vendit, përveç me leje të posaçme, prej mbrëmë nga ora 18.00, është vendosur ndalim për lëvizjen e qytetarëve në rrugë, ndërsa kryeministri Rama njoftoi se do të ketë ndalesë të pensionistëve, i cili nënkupton të moshuarit, të mos dalin nga shtëpia.