Shpërthimi në Bejrut shkaktoi qindra viktima dhe mijëra të plagosur. Shpërthimi i madh ndodhi në zonën e portit të Bejrutit dhe u ndje në shumë qytete të tjera.

Pas tragjedive të ndodhura në botë nisin aludimet nëse janë parashikuar më herët. E njëjta gjë po ndodh edhe me shpërthimin në kryeqytetin libanez.

Shpërthimi i një fabrike të fishekzjarreve në portin e Bejrutit në Liban tashmë ishte parashikuar nga seriali “The Simpsos.

Pas çdo lëvizjeje të rëndësishme që zhvillohet në botë, duket se fansat vrapojnë drejt “The Simpsons” për të parë nëse kjo gjë parashikohej në të kaluarën.

Ka pasur ngjarje të ndryshme kur episodet e “The Simpsons” u janë referuar gjërave që ndodhin në botë, e veçanërisht në Amerikë.