Shoqata e Maqedonisë për Mbrojtje Gjatë Punës (SHMMGJP) dorëzoi propozim-tekst te Qeveria me të cilën kërkohet  çdo punëtori të infektuar në vendin e punës me  koronavirus t’i takojë  kompensim i tërësishëm i pagës në vlerë prej 100 për qind.

“Me miratimin e dekretit të tillë nga ana e Qeverisë tërësisht do të respektohet e drejta e  barazisë së qytetarëve. Njëkohësisht duke i marrë parasysh ngjarjet aktuale  të infektimit me koronavirusin në vendet e punës, të gjithë punëtorëve do t’u hiqe pasiguria dhe do t’u jepen udhëzime të qarta se si të veprojnë  në rast kur një i punësuar  i tyre është diagnostifikuar me SARS-KoV-2, ose e ka zhvilluar sëmundjen  Kovid-19”, thonë nga SHMMGJP.

Deri tani, të gjithë të punësuarit të cilët paraqesin mungesë në punë për shkak të Kovid-19, Fondi i Shëndetësisë  u paguan 70 për qind të pagës, njejtë sikur për pushim mjekësor të rregullt.

Sipas SHMMGJP, me miratimin e aktit të tillë juridik,  do të mund të realizohet e drejta e pushimit mjekësor si pasojë e një rast fatkeqësie,  përkatësisht infektimi me koronavirus do të pranohet si sëmundje  profesionale e çdo punëtori i cili ka punuar  në vendin e punë  ku ekziston mundësi potenciale  për ekspozim në SARS KoV-2.

Shoqata pret të miratohet ky dekret  në seancën e parë të ardhshme të Qeverisë.