Ka tash sa kohë që reperët shumë të pëlqyer të estradës, Tayna dhe Mozzik, kanë paralajmëruar një duet të ri.

Përmes imazheve që ndanë me fansat, ata treguan se e incizuan këngën e tyre për vetëm 30 minuta, duke premtuar se do të jetë hit.

 

“Edhe ti” mban titullin kënga e re dyshes, e cila duket të jetë ritmike, ndërsa nuk dihet nëse është publikuar me parapëlqimin e të dyve.