Pas zgjedhjes së krerëve të dikastereve të ekzekutivit, radhën e ka zgjedhja e zëvendësministrave. Kryeministri Zaev ka deklaruar se kjo procedurë do të zhvillohet nga java e ardhshme.Mediat tashmë kanë publikuar disa nga emrat që përfliten për postet e zëvendësministrave në disa dikastere, nga radhët e partive shqiptare.

Në postin e zëvendësit të ministrit të Brendshëm mund të mbetet Agim Nuhiu, ose të zëvendësohet nga Bekim Maksuti, ish zëvendësministri i deritanishëm i Mbrojtjes.

Në postin e zëvendësit të shëndetësisë ShkurtShqip Ekskluzive meson se pritet të emërohet Hakim Suma një prej Familjeve të njohur kombëtare Atdhetar po ashtu nga themelimi aktivist i Bashkimit Demokratik dhe vëllai i Komandantit Isni Suma Dimca.
Po ashtu ai është udheheqes sektori ne Kliniken e radioterapisë dhe onkologjisë – Shkup,Njohes i qeshtjeve dhe problemeve te dikasterit te shendetesise ne vend

Në Ministrinë e Transportit, zëvendës pritet të jetë Rexhail Ismaili, edhe pse ai për Alsat tha se nuk ka njohuri për këtë.
Ish ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti përflitet si emër i mundshëm për zëvendësministër të Drejtësisë.

Nga Besa konfirmojnë emrat nga radhët e tyre të cilët pritet të marrin postet e zëvendësministrave. Arafat Shabani është kuadër i kësaj partie, kandidat për zëvendësministër të Arsimit kurse Sedat Sulejmani për zëvendësministër të Kulturës.

Pas zgjedhjes së zëvendësministrave, radhën e ka eshaloni i tretë, ndryshimi i drejtuesve në disa institucione.