Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka shprehur qëndrim kundër ndaj propozimit të VMRO-së që ministër të punëve të brendëshme në qeverinë teknike të propozojë Naqe Çulev, mëson portali ShkurtShqip nga burime të sigurta.

Kjo për shkak se në orët e mbrëmjes në disa media online në gjuhën maqedonase nisën të publikohen lajme të ndryshme lidhur me atë se BDI nuk do të pranojë Çolev për ministër të punëve të brendëshme në qeverinë teknike.

Mirëpo burimet e njejta të portalit ShkurtShqip tregojnë se ky propozim i VMRO-së ka marrë pëlqimin e BDI-së dhe si duket nesër pritet të propozohet dhe votohet edhe qeveria teknike.

Si duket lajmet e tilla janë thjeshtë propagandë e LSDM-së që të tërheqë vëmendjen e opinionit publik.(shkurtshqip.mk)