Një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa pesë të tjerë janë plagosur më lehtë në 6 prej 10 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Ndërsa në katër aksidente janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas të dhënave të SPB-së Shkup, policia i ka ndaluar 8 shoferë që drejtonin automjetin pa lejë drejtimi dhe gjashtë automjete të paregjistruara.

Për parkim të gabuar janë dhënë dënime, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 92 automjete.