Forca të çuditshme” mbrëmë kanë tentuar ta shkatërrojnë çatinë e gjelbër të QTQ-së, por janë kapur në vepër, janë ndaluar dhe i janë dorëzuar policisë, ka shkruar sot kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në profilin e tij në Fejsbuk.

Thekson dhe se bashkërisht me qytetarët do të jetë këmbëngulës në luftën që Shkupi do të bëhet më i bukur dhe  qytet më të mirë.

“Gjatë ditës së djeshme e paralajmërova përfundimin e çatisë së gjelbër të QTQ-së dhe shiko mrekulli, menjëherë disa “forca të çuditshme” kanë vendosur mbrëmë kanë tentuar për ta shkatërruar  atë. Kryerësit janë kapur në vepër, janë ndaluar dhe i janë dorëzuar policisë. Unë, së bashku me Ju të nderuar, do të jem këmbëngulës në luftën për këtë qytet që të bëhet më i bukur dhe më i mirë, ndërsa  “forca të çuditshme” le ta bëjnë. Janë të dënuar në dështim”, shkruan Shilegovi në statusin e tij në Fesjbuk, ka bashkangjitur edhe edhe dy video.