Të dashur miq dhe qytetarë,
Ju që më njihni e dini mirë se në çdo mënyrë të mundshme kam punuar me shumë përkushtim për një shoqëri më të shëndoshë dhe më të integruar, pa kalkuluar përfitime personale.
Jam një person që i mendoj gjërat gjatë dhe përkushtimin tim të sinqertë në proceset shoqërore do ta bëj për fëmijët tanë. Këto procese deri në perfeksionizëm do të mundohemi t’i finalizojmë të gjithë ne që sot nënshkruam fletëparaqitjet për kandidaturat tona për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim -BDI.

Në Zonën 1, si e pozicionuar në numrin rendor tre (3), kërkoj mbështetjen tuaj nga vendbanimi ku jetoj aktualisht – Saraj, nga vendi ku linda dhe u rrita – Çair dhe nga të gjitha komunat tjera të cilat gravitojnë në njësinë zgjedhore 1.
Do të mundohem të jem në dispozicion për secilin nga ju dhe nga këtu dua tju informoj të gjithëve që do të jem në qasje në çdo kohë. Edhe unë e përjetoj dëshirën për një jetë më të mirë në vendin tonë dhe do të përkushtohem maksimalisht ta bëjmë të tillë, të përafërt me standardet e vendeve të Bashkimit Europian.

Falënderoj familjen time dhe të gjithë miqtë që nuk kursyen mbështetjen e tyre me mesazhet në numër aq të madh, Bashkimin Demokratik për Integrim që ma dha mundësin të kontribuoj, kryetarin Ali Ahmetit të cilit ia jap fjalën se nuk do ta zhgënjej asnjëherë dhe gjithsesi POPULLIT që do të më besoj.
Faleminderit Zoti im, besoj fort se do të më ndihmosh si deri tani.
Na priftë e mbara!
#bdi #zgjedhjeparlamentare2020