Kryeministri Zoran Zaev do ta kryesojë delegacionin qeveritar, në përbërje të të cilit do të jenë edhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Radmilla Shekerinska dhe Nikolla Dimitrov, i cili më 3 dhe 4 dhjetor në Samitin e NATO-s në Londër do të ulet në tryezë të njejtë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës.

Për nëntë muaj Protokolli për inkaudrim të vendit në NATO është ratifikuar nga 28, nga gjithsej 29 vendet anëtare, ndërkaq në deklaratën përfundimtare nga Samiti është paraparë në paragraf të posaçëm të shënohet se vendi është i mirëseardhur si anëtarja e 30-të.

Në Shkup sot u mbajt takimi i fundit koordinues para Samitit të ardhshëm, në të cilin morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dhe shefi i zyres së NATO-s në Shkup, koloneli Zoran Jankoviq.

Shekerinska pas takimit i shprehi falënderim kolonelit Jankoviq në emër të Qeverisë, por edhe qytetarëve, sepse, siç tha, zyra e NATO-s ishte këtu edhe në të mirë edhe në të keqe.

“Për disa ditë në Londër organizohet Samiti londinez i liderëve, në të cilin për herë të parë do të kemi mundësi të ulemi në tryezë të njejtë me liderët e Aleancës më të fuqishme në historinë e njerëzimit. Për herë të parë nuk do të lejojmë dikush tjetër të diskutojë për ne, por ne do të ulemi në tryezë, në të cilën sillen vendime të cilat kanë rëndësi të përmasave botërore”, theksoi Shekerinska.

Ajo përmendi se politika e dyerve të hapura ka qenë e frytshme, me fitimin edhe të një anëtareje, të 30-të të Aleancës.

Dimitrov përmendi se vendin e ndan vetëm një ratifikim nga anëtarësimi i plotë në NATO dhe theksoi se tashmë është përgatitur projekt-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes veriatlantike.

Përkujtoi se kohë më parë ka marrë pjesë për herë të dytë në një takim ministror në nivel të shefave të diplomacive të vendeve të NATO-s në Bruksel.

“Tregova se entuziazmin tonë e kahëzojmë në përfundim të reformave, e respektojmë angazhimin lidhur me ndarjen e barrës, siç tha sekretari i përgjithshëm Stoltenberg, është mirë të kesh miq, miq të fuqishëm”, tha Dimitrov.

Koloneli Jankoviq shprehi kënaqësi që ka pasur mundësi me Shekerinskën dhe Dimitrov të bëjnë rezyme të të gjitha ngjarjeve dhe aktiviteteve para Samitit të ardhshëm, në të cilin, siç tha, do të diskutohen çështje të rëndësishme për Aleancën.

“Do të keni mundësi të uleni në tryezë të nejjtë me liderët e NATO-s, që është shenjë e rëndësishme për përkushtimin dhe përpjekjet tuaja, që i bëtë gjatë dy viteve të shkuara. Ky është rezultat i punës së kësaj Qeverie, por do të potencoj se këtu meritë të madhe kanë ministritë e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme”, theksoi Jankoviq.

Në pyetjen, në çka duhet të fokusohet vendi pas anëtarësimit zyrtar, Jankoviq tha se deri më tani është punuar shumë, ndërkaq më tutje duhet të vazhdohet në drejtim të integrimit të strukturave të Armatës, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Shekerinska u ndërlidh se puna e vështirë nuk përfundon me anëtarësimin, në shumë sfera do të duhet të bëhen përpjekje të mëdha, por rrethanë lehtësuese është që vendi në atë proces do të ketë mbështetjen e 29 aleatëve.

Ajo shtoi se NATO është platformë e mirë për punë edhe me aleatët nga BE-ja. “NATO dhe BE janë partnerë të natyrshëm dhe të fuqishëm dhe aleatë në dëshirën për nevojat e një bote ekonomike stabile dhe të qetë”, shtoi ministrja e Mbrojtjes.