Senati bolivian miratoi propozim ligj për mbajtje të zgjedhjeve të reja presidenciale në vend në të cilat ish-presidenti Evo Morales nuk do të mund të marrë pjesë.
Në propozim ceket data e saktë e mbajtjes së zgjedhjeve, lajmërojnë mediumet amerikane.
Propozim-ligji e ndalon rizgjedhjen e secilit që ka kryer dy mandatet të njëpasnjëshme presidenciale, gjë të cilën Morales paraprakisht e refuzonte.
Propozim ligji duhet të konfirmohet edhe nga Dhoma e Ulët e parlamentit.
Bolivia hyri në krizë të thellë politike dhe sigurie pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale të 20 tetorit, në të cilat fitues u shpall presidenti i deriatëhershëm Evo Morales. Pas protestave në mbarë vendin dhe pas thënieve të komunitetit ndërkombëtar se ka pasur parregullsi në zgjedhje, Morales dha dorëheqje dhe kërkoi azil në Meksikë.