Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, njfoti se sot janë paguar subvencionet për prodhime të kopshtarisë.

➡Sot u paguan rreth 255 milion denarë për 11.828 ekonomi bujqësore për subvencione, për masën Pagesa direkte për prodhime të kopshtarisë, në kushte të kontrolluara për speca, domate dhe tranguj.
➡Këto mjete janë të nevojshme për kultivuesit e perimeve në këtë periudhë për tu përgatitur për mbjelljet e reja të këtij viti. Për të kontribuar në zhvillimin e kësaj dege, kemi thjeshtuar kriteret, konkretisht sipërfaqja mbjellëse paraqitet e tërë për të gjitha kulturat e kopshtarisë.
➡Së bashku me pagesën e sotme, që nga fillimi i vitit, për Programin e bujqësisë për vitin 2019, gjithësej 1 miliardë e 214 milion denarë janë paguar për bujqit që mirëmbajnë kultura bimore, vreshtarët dhe sot për kultivuesit e kopshtarisë.
➡Agjencia do të vazhdojë të paguajë subvencione në kohën e duhur, në përputhje me ligjin dhe pa seleksionim dhe të krijojë kushte të favorshme për zhvillimin e agro sektorit.- thotë Selami.